
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar prapaskenat e një interviste që ka zhvilluar me një personazh të një rrjeti kriminal disa vite më parë. I përfshirë në megaoperacionin e SPAK të disa ditëve më parë, ai ka treguar sesi funksiononte shpërndarja e drogës me përfshirjen e policisë.
"Mbasi studiova dosjen e radhës me vrasës hakmarrës, trafikante, ish deputete dhe shefa policie, kthej kokën pas tek raportimet e mia. Jo shumë larg në kohë në emisionin Exclusive investigova rrjetet e shpërndarjes së drogës në Shqipëri. Për personazhin u kujdesa që edhe gjatë intervistës bruto (në rast së nisnin hetimet për ta identifikuar pra për të mos e vrarë kush) e filmova me një kapuç ngjyrë mavi. Ai sa kishte dale nga burgu dhe duke me rrëfyer se si funksiononte shpërndarja e kokainës mes te tjerash tha “shefat e policisë e vodhën drogën dhe raportuan një ngarkesë minimale të bllokuar”. Prita hetim ndaj ndonjë shefi atëherë, por përkundrazi shefat e zellshëm bënë reprezalje dhe investigim të thelluar për të zbuluar se cilët ishin “armiqtë”, shkruan Anila Hoxha.
Ajo sjell në vëmendje dhe një tjetër rast ku i përfshirë sipas saj ka qenë një oficer i RENEAS.
“Më vonë kokaina u vodh në periferi të Tiranës. U tha se ndër te dyshuarit ishte edhe një oficer i Renea-s. Disa e ekspozuan si biznesmen. Gjatë viteve 2018 - 2019 - 2020 …Policia e prokuroria? Mbanin sekret nga gazetaret, por u jepnin informacion në kohë rekord krimineleve, për targat, ke shoqërojnë, a ka gjurme nga hedhja ne ere e nje shtetasit per te cilin shprehen “do ta dërgojmë ne fluturim”, e te tjera. Ka shume te tjerë, qe nuk duhet ta mbajne nje minute uniformen e shenjte te policit. Apo të pretendojnë se janë prokurorë, gjasme biznemenë, gjasme punonjës institucionesh. Vetëm kjo e kthen besim ne ligj dhe ne shtet”, përfundoi gazetarja.
Lini një Përgjigje