TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2024, 11:46

Megaoperacioni i SPAK, gazetari zbardh itinerarin e ngarkesës së kokainës

Shkruar nga Pamfleti

Megaoperacioni i SPAK, gazetari zbardh itinerarin e ngarkesës së

Gazetari Eni Ferhati ka zbardhur detaje nga megaoperacioni i SPAK ku në pranga kanë rënë 10 persona, 7 shqiptarë në rolin e financuesve dhe organizatorëve të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe 3 shtetas latinë, 1 kolumbian dhe 2 venezuelas. Këta të fundit ishin në rolin e “ekspertëve” që do të ekstraktonin/nxirrnin drogën nga lëkura e kriposur e kafshëve.

Ferhati tha se ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet Italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri duke shtuar se SPAK ka patur dijeni për trafikun e drogës që në fillim.

“Në të dyja rastet e ngarkesave me lëkurën e kafshëve që janë importuar në Shqipëri, SPAK ka qenë në dijeni në plotë, qoftë në ngarkesën e parë në muajin shtator por dhe në nëntor, pak ditë më parë. Ngarkesat janë nisur nga një vend i Amerikës Latine, kanë bërë transit në portet Italiane e më pas kanë mbërritur në Shqipëri. Në lëkurat e bagëtive të sekuestruara dyshohet se janë fshehur qindra kilogramë kokainë e pastër e cila pasi të përpunohej në Shqipëri do t’i rritej volumi. SPAK në bashkëpunim me autoritetet e huaja i ka lënë qëllimisht ngarkesat të futen në vend për të parë ku do të shkarkoheshin dhe mbërritja e tyre përkon me ardhjen në Shqipëri dhe të ekspertëve kolumbianë e nga Venezuela”, tha Eni Ferhati për Euronews.

Sipas gazetarit, SPAK po heton edhe për persona të tjerë të përfshirë, që mund të jenë pjesë e grupit si të dërguar në vendet e Amerikës Latine për të organizuar nisjen dhe bërë pagesat e drogës, kompanitë që janë përdorur etj.

 

Lini një Përgjigje