TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Janar 2025, 11:03

Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Kushtetuese: mungon gjyqtari

Shkruar nga Pamfleti
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Kushtetuese:
Gjykata Kushtetuese

Seanca e parashikuar për sot në Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjin e Akademisë së Shkencave nuk është zhvilluar.

Pavarësisht se përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishin të pranishëm, administrata e gjykatës njoftoi se seanca nuk mund të mbahej për shkak të mungesës së një gjyqtari.

Ky lajm ka shkaktuar vonesa në shqyrtimin e çështjes, e cila ka të bëjë me ligjin që rregullon funksionimin e Akademisë së Shkencave. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e ardhshme të zhvillohet më 28 janar, në orën 10:00. 

Kujtojmë që PD, kërkon që ligji “Për Akademinë e Shkencave”, të shfuqizohet, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Ligjvënësja demokrate, Ina Zhupa, iniciuesja kryesore e padisë në Kushtetuese të këtij ligji, thotë se ai është miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare, duke anashkaluar pushtetin legjislativ dhe duke Kushtetutën e vendit.

Sipas Zhupës, gjthashtu ligji “Për Akademinë e Shkencave”, nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit.

Ky ligj, që i jep mundësinë e mandatit të dytë Skënder Gjinushit sipas Zhupës, është një njollë e zezë për Akademinë e Shkencës.

'Ligji garanton vetëm futjen e hundës së politikës në Akademinë e shkencave dhe asgjë tjetër për Akademinë e Shkencave. Ky ligj në fakt u bë për të dhunuar akademizmin, për të dhunuar Akademinë e Shkencave', shprehet deputetja.

Në mesin e 37 firmëtarëve, Zhupa tha se nga grupi Basha ka firmosur vetëm Oriela Nebijaj ndërsa ka refuzuar të firmosë ish kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka.

gjykata kushtetuese ligji për akademinë e shkencave

Lini një Përgjigje