TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Dhjetor 2024, 22:38

Kush po e kërcënon SPAK? Karamuço: Kontrolle edhe për zarfe me helme, një prokuror u detyrua të hiqte fëmijën nga shkolla

Shkruar nga Pamfleti

Kush po e kërcënon SPAK? Karamuço: Kontrolle edhe për

Në deklaratën që dha këtë të enjte, Altin Dumani tha se janë përballur me përpjekjen për t’iu minuar puna e tyre me fyerje, shpifje dhe kërcënime ndaj tyre apo familjarëve.

Për këtë çështje është pyetur eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa ka dhënë një koment për këto kërcënime ndaj prokurorëve.

Edhe krimi i organizuar nuk ka ngelur mbrapa. Kemi tre raste të konfirmuara dhe nuk dimë të tjera që mbahen sekret, raste ku janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Ky fakt ka rritur masat e sigurisë dhe ka vënë në alarm polici të vendeve europiane”, tha eksperti.

Ai gjithashtu u ndal në një rast konkret të kërcënimit që sipas tij, vjen nga krimi i organizuar.

Mund të them një nga tre rastet që përmenda ku fëmija i një prokurori, ka qenë me shkollim dhe është detyruar të ndërpresë studimet pasi është ndjerë i kërcënuar nga krimi i organizuar. Edhe pse është marrë në mbrojtje fëmija në fjalë nga policia e vendit përkatës, këta janë në një trysni të madhe, jo vetëm nga retorika e përditshme politike që i sulmon por edhe nga një rrezik real që vje nga ky krim i organizuar”, theksoi Karamuço.

Eksperti u ndal në një tjetër detaj duke theksuar se përtej të gjithave, po zhvillohen kontrolle të zarfeve që futen në SPAK pasi mendohet se kanë përmbajtje të rrezikshme.

Janë rritur masat e sigurisë, po kontrollohen nëpërmjet aparaturave këto kohë edhe zarfat e mëdhenj që hyjnë në SPAK, që kanë fashikuj dhe dosje sepse ekziston mundësia që mund të ketë edhe zarfa me përmbajtje eksplozivi”, u shpreh Ervin Karamuço.

Lini një Përgjigje