TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2025, 21:49

“Kontrata e lobimit me SHBA”, Alibali: Momenti i gabuar, errësoi fushatën e PD

Shkruar nga Pamfleti

“Kontrata e lobimit me SHBA”, Alibali: Momenti i gabuar,

Analisti Neritan Alibali ku ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me bashkëpunëtorët e Donald Trump. Sipas Alibalit kjo kontratë është shpallur në momentin e gabuar pasi siç u shpreh ai “errësoi fushatën e PD”.

Sa i përket kontratës, unë nuk e kam parë dhe nuk mund të flas. Për mendimin tim ishte idiotësi politike e Partisë Demokratike që e shpallën këtë kontratë e deklaruan pikërisht tani në kulmin e fushatës. Ajo mund të firmosej 15 ditë më pas. Ata e përdorën si gur elektoral, por ju kthye kundër. I pari Rama , Partia Socialiste e goditën të gjithë.

Kjo ka errësuar fushatën e Partisë Demokratike, shpallja në këtë moment. Unë nuk mund të them ka shkelje apo jo, sepse kam bindjen që vetë kjo kontratë është subjekt i hetimit të autoriteteve amerikane, ndaj edhe pala në Amerikë që e kanë firmosur nuk besoj të jenë budallenj ti futen detit me këmbë, por është hap politikisht shumë i gabuar”, tha Alibali këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin”.

Lini një Përgjigje