TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2023, 09:34

Kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë, shtyhet seanca për Berishën

Shkruar nga Pamfleti
Kërkoi shfuqizimin e masave të sigurisë, shtyhet seanca për
Sali Berisha dhe Iliriana Olldashi

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë seancën ndaj Sali Berishës, i cili ka kërkuar shfuqizimin e masave të sigurisë ndaj tij për çështjen “Partizani”.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi, për të cilën SPAK ka kërkuar që të përjashtohet nga çështja për shkak të konfliktit të interesit, shty seancën ndaj ish-kryeministrit për në orën 14:00.

Seanca ndaj Berishës ishte planifikuar të zhvillohej në orën 09:00 të mëgjesit të sotëm.

"Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 442, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 14:00", thuhet në njoftimin e GJKKO.

SPAK ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi, e cila ishte në konflikt interesi për të dhënë vendimin për Jamarbër Malltezit. Në deklaratën e pasurisë zbulohet se Olldashi ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani nga kompania “Homeplan” dhe “Kontakt”.

seanca berisha

Lini një Përgjigje