TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2023, 11:29

“Ka përgjime”, avokati Llangozi: Bajrat e Shkodrës shkarkuan në veting prokurorin Anton Martini

Shkruar nga Pamfleti
“Ka përgjime”, avokati Llangozi: Bajrat e Shkodrës
Avokati Arben Llangozi

Sipas avokatit ky vendim u mor pasi Martini hetoi Bajrët.

Avokati Arben Llangozi është shprehur se prokurori Anton Martini u shkarkua nga vetingu për shkak të ndërhyrjes nga banda e Bajrëve. Sipas avokatit ky vendim u mor pasi Martini hetoi Bajrët.

A e dini ju që prokurori Anton Martini, është shkarkuar nga vetingu, nga grupi kriminal i Bajrave? Kemi përgjime në dosjen Metamorfoza 1, që drejtuesja e vetingut në atë kohë ka komunikuar me grupin kriminal dhe ka shkarkuar një prokuror.

Këto ngjarje duhen publikuar dhe duhen hetuar. Po pse nuk hetohet ky rast? Atëherë dihen edhe lidhjet e vetingut me qeverinë.

Të arrijë një grup kriminal të shkarkojë një prokuror, që ka qenë një nga prokurorët më shembull, vetëm pse ka ndikuar një grup kriminal, ndodhet në mes të katër rrugëve.

Këto janë të rënda, që shteti jonë, drejtësia jonë është e kapur nga krimi i organizuar. Kjo është për të ardhur keq,” tha Llangozi.

Prokurori Anton Martini është shkarkuar më 10 qershor 2021 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duke i ndërprerë objektivin për të qenë pjesë e SPAK-ut.

Ai u shkarkua nga detyra, pasi u konstatua se kishte bërë deklarim të pasaktë të pasurisë së tij dhe se nuk justifikonte dot pronat që kishte.

Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në KPA, duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë ai deklaroi. Ndaj Martinit, Vettingu ka gjetur parregullsi në deklarimin e pasurisë, ndërkohë për të ka pasur edhe disa denoncime.

Ai e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004.

Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në vitin 2018.
KPK e konfirmoi në detyrë në fund të janarit, ndërsa me vendimin e sotëm të KPA-së, Martini është shkarkuar përfundimisht nga sistemi gjyqësor.

 

avokati arben llangoz anton martini

Lini një Përgjigje