TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2025, 22:36

"Jeni gjynafqarë me prona"/ Nesturi dhe Koka përplasen keq në emision

Shkruar nga Pamfleti

"Jeni gjynafqarë me prona"/ Nesturi dhe Koka përplasen keq

“Ju jeni gjynafqarë me prona. Hajde vazhdojmë...”.

Kjo frazë e politologut Plator Nesturi drejtuar gazetarit Bledian Koka ndezi debate në studion e “Off the Record” në A2CNN. Koka ju drejtua Nesturit, i cili ishte prefekt i Vlorës, se nuk guxon t’i përmendë as emrin Edi Ramës.

Unë kam thënë 500 kritika për opozitën. Ti s'ke thënë akoma një fjalë të keqe për Edi Ramën. As emrin nuk ia përmend. Ti nuk përmend dot një hajni të Belinda Ballukut, sepse ke qenë me ata. Ti s'përmend dot Erjon Veliajn zotëri, se ke ardhur ke bërë avokatinë këtu. Dhe nëqoftëse ka njeri që ka bërë avokatinë të gjithë hajdutëve, nga Edi Rama deri te më i fundit i atyre, je ti sepse ti s'thua asnjë fjalë. Ti vjen këtu dhe shan Sali Berishën, shumë mirë bën; ti vjen këtu dhe shan Ilir Metën, por ti nuk sheh që këtu rrugët shëmben, ti nuk sheh shëndetësinë falas që japim 100 milionë euro në vit dhe s'marrim asgjë në këmbim, dhe ti prapë thua opozita. Bën avokatin e çdo pisllëku dhe thua ka ardhur Altin Dumani dhe ky do përzërë Sali Berishën se ky është e keqja”, tha Koka.

Nesturi ia ktheu: “Kam përshtypjen se do duhet ta shohësh dhe një herë emisionin që të mësosh se çfarë kam thënë unë. Unë po them që e gjithë klasa politike, majtas dhe djathtas... Unë po them që SPAK-u godet korrupsionin, ti vazhdon akoma. Korrupsioni ku po bëhet? Unë mbështes SPAK-un”.

Lini një Përgjigje