TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2023, 11:00

Iu vu tritol në 2019; zbardhet emri kush është kandidati i parë për 3 vendet vakante në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Iu vu tritol në 2019; zbardhet emri kush është kandidati i

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka publikuar emrin e kandidatit të parë për 3 vendet vakante në këtë institucion.

“Në vijim të interesimit publik për kandidatët që duan të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme në SPAK, njoftojmë se deri tani ka aplikuar prokurori Albert Kuliçi”, bëri me dije SPAK.

Në vitin 2019 këtij prokurori iu vendos tritol në automjetin e tij të parkuar.

Kuliçi ka mbajtur detyrën e zv/drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës duke hetuar disa prej ngjarjeve të bujshme ne qytetin bregdetar.

SPAK u konstitua në vitin 2019 dhe pritet që prokurorët të shpalosin strategjinë e tyre se si do ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërkohë, kreyeprokurori Dumani një ditë më parë gjatë një takimi informal tha se SPAK-u shqiptar mund ta tejkalojë modelin rumun, qe hetoi dhjetëra ministra e zyrtarë. Por, për Dumanin e rëndësishme është provueshmëria.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që në momentin e kandidimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;
2. Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;
3. Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve
vetjake;
4. Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive
bankare dhe të telekomunikimeve vetjake.

3 vendet vakante në spak albert kuliçi

Lini një Përgjigje