
Dy prindër shqiptarë inskenuar braktisjen e djalit të tyre në Itali, me qëllim përfitimin e dokumentave që ofron shteti italian, për rastet e fëmijëve minoren të pashoqëruar.
Por plani i tyre nuk zgjati shumë, pasi u zbulua nga autoritetet. Sipas mediave italiane, 17-vjeçari u paraqit në polici, ku është shprehur se ai ka mbërritur vetëm në Itali dhe se nuk ka asnjë të afërm që të kujdeset për të.
Menjëherë sapo rasti u bë publik, autoritetet u vunë në lëvizje për të ndjekur të gjitha procedurat që parashikon ligji, si caktimi i një strukture sociale, sigurimi i strehimit, mbështetje për shkollim dhe dhënie e lejes së qëndrimit.
Autoritetet në Itali nisën hetimet për rastin, nga ku u konstatua se 17-vjeçari kishte mbërritur në Pizë dy ditë më parë me një fluturim nga Shqipëria, por në listën e pasagjerëve figuronte edhe një çift me të njëjtin mbiemër, që ishin prindërit e djalit.
Bileta e avionit ishte blerë edhe online nga një bashkatdhetar nga provinca e La Spezia-s. Policia hetoi më tej çështjen për të shmangur shpenzimet e panevojshme në strukturat publike dhe për të pritur një të mitur të huaj që në të vërtetë nuk kishte statusin e të pashoqëruarit.
Pas hetimeve, u dha një alarm mbarëkombëtar i cili bëri të mundur gjetjen e prindërve të 17-vjeçarit, të cilët u bllokuan në dalje të territorit italian nga Bari.
Ata u detyruan të riktheheshin edhe njëherë në Piza për tu bashkuar me djalin e tyre dhe më pas për t’u rikthyer në Shqipëri.
Në lidhje me çështjen është vënë në dijeni Autoriteti Gjyqësor për vlerësimet e tij.
Lini një Përgjigje