
Avokati Kujtim ka akuzuar prokurorët e SPAK se kërcënojnë dëshmitarët e çështjeve që po hetojnë.
Sipas tij një prokurore e posaçme ka telefonuar një dëshmitare dhe e ka kërcënuar duke i thënë se “do ta sjell të dëshmojë duke e tërhequr prej flokësh”.
“E di ti ku ka arritur prokurori i SPAK ka marrë në telefon dëshmitarin. I ka thënë do të marrë prej lesh të kokës i thoshte po nuk erdhe të dëshmosh. Do të mbys te dhoma e shurr*s i ka thënë prokurorja e SPAK që mendohet që është elitë. Merrte qytetaren në telefon dhe i thoshte do të marrë për lesh koke. Kemi fakte nga dëshmitarja. Ne kemi klientët tanë që i marrin, i torturojnë mo... Po rrini tani. Po kolegun tuaj Elton Qyno ça i bën e patë ju”, tha Cakrani në “Off the Record” në A2 CNN.
Lini një Përgjigje