
Tre shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos, kur një kamion u përplas me dy makina. Viktimat nuk arritën të dilnin nga automjeti, i cili u përfshi nga flakët, ndërsa trupat e tyre u karbonizuan.
Mediat greke raportojnë se viktimat janë identifikuar si Viktor Bushi, Klarenc Kacaj dhe Marianka Bushi- Aliraj, përkatësisht 59, 61 dhe 57 vjeç, ndërsa e plagosur rëndë ka Mardalena Kacaj, 49 vjeçe, e cila ka arritur të dalë nga makina.
Sipas ERT-së, pasagjerët e dy makinave kishin udhëtuar nga Epiri në Evros për të marrë pjesë në një dasmë. Aksidenti ndodhi gjatë udhëtimit të tyre të kthimit. Ata bërtisnin për “ndihmë”, por askush nuk ishte në gjendje t’i nxirrte nga makina që po digjej.
Dëshmitarët okularë raportojnë se përplasja ishte aq e fortë sa një nga automjetet u përfshi menjëherë nga flakët.
Lini një Përgjigje