TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2023, 11:46

GJKKO shpall vendimet për aferën e inceneratorëve, ja sa vite burg dënohen Alqi Bllako dhe Klodian Zoto

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO shpall vendimet për aferën e inceneratorëve, ja sa vite
Alqi Bllako dhe Klodian Zoto

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg. 

Klodian Zoto i cili ndodhet ende në arrati është dënuar me 12 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorëve të Fierit. Zoto akuzohet për korrupsion, për mashtrim, skema për mashtrimin me TVSH si dhe pastrim parash. Më gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë dënimin me 8 vjet burg.  

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.

Ndërkohë të pafajshëm janë shpallur Albert Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Gjatë leximit të fakteve penale të dosjes, prokurorët e SPAK, thanë se ish-ministri Koka për përfituar 146 milionë lekë ryshfet për të favorizuar në mënyrë të jashtëligjshme kompaninë fituese, ndërsa ish-deputeti Ballako 14 milionë. Përveç “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”, sipas SPAK në inceneratorin e Fierit ka pasur edhe “mashtrim” e “pastrim parash” dhe se shoqëria e Klodian Zotos ka përfituar 4 milionë euro për shërbime që nuk janë kryer, por janë paraqitur situata të falsifikuara, duke i kryer vetëm në letra punimet.

gjkko alqi bllako dhe klodian zoto

Lini një Përgjigje