
Juristja e njohur, Brizida Gjikondi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa shprehet se opozita po përdor gjithçka vetëm për të krijuar tension fals.
Sa i përket deklaratave të SPAK lidhur me mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet “SKY ECC”, se janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme, juristja Gjikondi theksoi gjatë një interviste për gazetën “SOT”, se kjo u sqarua shumë qartë nga institucioni.
Me tej ajo shtoi se Gazmend Bardhi e bëri të bujshme dhe se ka synuar që të zhbëjë punën e SPAK. Më tej gjatë fjalës së saj Gjikondi theksoi se është për të ardhur keq kur sheh se nga kush përfaqësohet opozitarizmi në Shqipëri, ndërsa nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë gjithmonë simbol i agresivitetit dhe i vëllavrasjes. E ndalur edhe tek protesta e dhunshme e opozitës që u zhvillua javën që shkoi, e cila u shoqërua me të lënduar si pasojë e hedhjes së molotovëve, juristja Gjikondi shtoi se tani opozita është në dëshpërim dhe në një degradim total.
Ndërkohë juristja Brizida Gjikondi thotë se audiopërgjimi lidhur me vrasjet në protestën e 21 Janarit 2011, do të shërbejë si një pikë kthese në hetimin e kësaj çështjeje. Gjikondi u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha, ka arsye që të shqetësohet dhe shtoi se retorika e tij, është bërë agresive lidhur edhe me hetimin e “21 Janarit”. Gjithashtu Gjikondi komentoi edhe turin që tashmë do të nisë kryeministri Edi Rama me diasporën.
-Zonja Gjikondi, SPAK duket se ka thelluar hetimet sa i takon masakrës së “21 Janarit”. Javën që shkoi gazetari Artan Hoxha dorëzoi disa përgjime, të cilët siç theksoi ai do të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, ku në vitin 2011 gjatë protestës së opozitës së kohës u vranë nga Garda e Republikës katër qytetarë të pafajshëm. Si ju duket kjo lëvizje?
Prej një viti, familja e të ndjerit Aleks Nika kishte folur për këtë provë të fortë. Prisnin që t’ia dorëzonin vetëm SPAK. Ata nuk kishin besim te Prokuroria e Tiranës, nga e cila ishin zvarritur hetimet prej vitesh. Ky regjistrim do bëjë kthesë të rëndësishme. Të mos ishte Gjykata e Strasburgut, nuk do kishim të mundur hetimin nga SPAK për ‘21 Janarin’. Berisha ka shumë arsye për të qenë i shqetësuar.
Këtë ka thënë edhe vendimi i Strasburgut, asnjë cenim i godinave, nuk mund të justifikojë vrasjen e personave. Vrasjet janë bërë pas përfundimit të protestës. Zinxhiri urdhërues ka qenë politik. Besoj se do kemi zhvillime. Jam e bindur se do kemi zhvillime. Për sa kohë SPAK e ka marrë në hetim, kam përshtypjen se tani situata do marrë drejtim.
-Keni një koment sa i takon deklaratave të SPAK, në lidhje me kërcënimet e pretenduara për Gazmend Bardhin se mesazhet janë të sajuara?
Të manipuluara dhe të sajuara, ka thënë dy terma pasi deklarata e SPAK-ut mendoj se ka qenë shumë serioz është gjithëpërfshirës ku i drejtohet dhe zotit Bardhit, gjithashtu flet dhe për politikanë dhe për figura të tjera publike. Këto mesazhe provokuese janë dërguar nga aplikacioni “Sinjal” por ato të tjerët nuk e kanë bërë publike. Zoti Bardhi, dihet që bën gjithmonë sikur është emocional dhe acarohet shumë kur i shkelen të drejtat e më pas e bëri të bujshme e shpërndau nëpër media dhe i dërgoi ato mesazhe kudo.
Pikërisht për këtë bën thirrje SPAK-u se duke qenë se është vërtetuar se janë mesazhe të trukuara dhe të manipuluara, Prokuroria e Posaçme iu bën thirrje të gjithë figurave publike që marrin këto mesazhe është mirë të mos i shpërndajnë dhe t’ja lënë në dorë SPAK-ut që t’i hetojë. Ne po shikojmë se kemi një klimë artificialisht të tensionuar dhe po përdoret gjithçka që të krijohet një situatë false te populli pasi politikanët me njëri-tjetrin e gjejnë dhe gjuhën e përbashkët e merren vesh. Po krijohet gjithçka për të krijuar tension fals e destabilitet psikologjik.
-Tension apo më shumë pasje në vëmendje të një politikani siç mund të jetë Gazmend Bardhi, pasi ndodhi fill pas vajtjes në burg të Salianjit. Ndonjëherë por duket sikur po sërvirin në publik edhe fakte të pavërteta sikurse ka qenë dhe këshilla e SPAK-ut, jo vetëm për Bardhin por edhe për politikan të tjerë ku duket se klima do të vijojë nga opozita?
Unë këtë e shikoj në dy drejtime dhe asgjë nuk më komplekson që të mos jetë dhe kjo që them unë ku nuk do të përjashtoja dhe segmente të tyre t’i sajonin këto gjëra për të qenë në qendër të vëmendjes. E para, janë thjesht mesazhe nga e kaluara e tyre dhe kur krimi është përzier me politikën, kjo nuk është ndonjë çudi e madhe dhe është provuar se kanë ndodhur. Janë të manipuluara apo jo, përsa kohë e ka çuar në SPAK, ky nuk duhet të flasë dhe t’ja lërë SPAK-ut. Këto po përpiqen në mënyrë të përhershme që të zhbëjnë dhe punën e SPAK-ut duke zhdukur provat pasi ne e dimë se një nga provat kryesore ku me ndihmën e francezëve dhe amerikanëve kanë arritur të zbërthejë aplikacionin “Sinjal”, ku kanë dalë prova dhe indicie për ngjarje shumë të mëdha ku është përzier politika me krimin por edhe krimi i organizuar.
Këto politikan me këto gjëra që bëjnë, duan edhe të zhdukin provat pasi kanë hallin e tyre e jo se vlerësojnë punën e SPAK-ut dhe provat, ndaj flasin. Ato janë të tërbuar se nuk po radikalizojnë dot klimën te shqiptarët e si e tillë e bëjnë të gjithën që të bien në sy të tyre e qoftë dhe te mbështetësit e tyre pasi ne e pamë dhe te protesta e cila ishte një protestë me politikë pedofilë dhe djallëzore, e cila përdorte fëmijë që si kap ligji dhe i brumos me një krim aq të madh ku nuk i kap ligji por i shëmtojnë karakterin e tyre ku iu mbetet peng më pas për të gjithë jetën.
-Kjo do të jetë shëmbëlltyra e PD që do të vijojmë të shohim?
Jo do të jetë por kjo është. Ata janë pjella të Berishës dhe ne e dimë shumë mirë se për 30 vite ka qenë simbol i agresivitetit dhe i vëllavrasjes dhe përçarjes. Një politikë serioze nuk ka nevojë të degradojë në këtë pikë. Këta janë të dhunshëm kur janë në pushtet edhe kur janë në opozitë. Ato do të vijojnë me këtë lloj dhune pasi ia kanë parë hajrin pasi më pas janë ulur dhe kanë bërë pazare me klasën tjetër politike. Ata godasin shumë që të kapin pak. Ato vetëm moral nuk kanë jo më të sjellin qeverinë teknike. Rrugëzgjidhjet e tyre janë gjithmonë agresive, destabilizuese e vëllavrasëse qoftë dhe për shqiptarët jashtë vendit.
-Po situata e metës dhe Berishës si e shikoni?
-Keni një koment për turin që tashmë do të nisë kryeministri Edi Rama me diasporën?
-Mendoj që e gjitha është për të bërë efikase votën e diasporës. Këto takime të Ramës në Amerikë janë për të zgjuar dhe ngacmuar nervin e shqiptarëve të Amerikës që gjithmonë kanë qenë me sytë nga Shqipëria./ Gazeta Sot
Lini një Përgjigje