Babloku krekosej, se vaksinat i gjente me shoqëri, por sipas letrave në Ministrinë e Financave qenka bërë batërdi në vjedhje, prandaj luante me kartën e “sekretit shtetëror” për kontratat, pagesat dhe sekserët, që ka zëra se kanë qenë McGonigal, Agron Nezaj e Dorjan Duçka
Ministria e Financave, ka zbuluar një “gropë” vjedhjesh me fondet e blerjes së vaksinave “Covid 19”, në vlerën sa 60% e fondit që qeveria i ka akorduar Bashkisë së Tiranës për vitin 2023.
Sipas informacioneve që disponon “Pamfleti”, vlera e paguar te privati, është 11 milionë USD më shumë se vlera e kontratave të lidhura e të zbatuara nga Ministria e Shëndetësisë e Instituti i Shëndetit Publik, i autorizuar nga qeveria me VKM Nr. 32, datë 20.01.2021.
Pagesat buxhetore që ka nxjerrë Ministria e Financave me 1 vendim qeverie e 8 akte normative, nuk përputhen me fondin e përcaktuar dhe as me sasinë e vaksinave që kanë ardhur, firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe ish-ministrja Anila Denaj, madje me akte prapavepruese pasi kishte ikur nga detyra.
Sipas raportit, gjatë vitit 2020 janë blerë 499 mije e 590 doza vaksine “Covid 19”, me vlerë totale 6 milionë USD, vlerë e cila figuron në kontratë dhe 3 urdhër pagesa për 3 sasi furnizimi, por në dosje është futur 1 faturë tjetër shtesë me vlerë 2.1 milionë USD jashtë kontratës.
Më 11 janar 2021, nga fondi rezervë u akorduan 420 mijë USD, për parapagimin e vaksinave, ndërsa në faturat janë shënuar 840 mijë USD, të paguara me gjoja ndërmjetësim për “Pfizer” e “BioNTech”, ndërkohë që këto kompani kanë konfirmuar vetëm pagesën 420 mijë USD.
Me VKM nr. 32, datë 20.01.2021, u ngarkua ISHP me drejtoreshë Albana Fico, për të bërë parapagimin e vaksinave “COVID-19” dhe kostot për transportin, magazinimin, shpërndarjen dhe verifikimin e sasive të vaksinave, por në VKM mungon sasia e vaksinave, vlera financiare dhe adresa ku janë blerë, ndërsa pagesa verbale figuron 3.2 milionë USD.
Me VKM nr. 490, datë 30.7.2021, u vendos që ISHP me drejtoreshë kunatën e Bledar Çuçit, të paguante 2.4 milionë USD, transferuar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, por jashtë kontratës janë paguar edhe 700 mijë USD më tepër.
P.sh., Instituti Shëndetit Publik, sipas transaksioneve të Thesarit, ka paguar 143 milionë lekë me 4 fatura, për firmën “EUROMED: të Hervin Forës e Ëngjëll Hoxhës për blerje shiringa sipas Aktit Normativ nr.1 date 10.01.2021 nga “Pfizer”, por nuk ka sasi e dokument blerje e importi.
Më 13 shtator 2021 me Akt Normativ nr. 29, u ndryshua Akti Normativ nr. 3, datë 18.1.2021, duke shtuar 6 milionë USD nga fondi rezervë, për blerje vaksina “Pfizer”, por këtij fondi, ISHP i ka shtuar edhe 4.3 milionë USD “për arsye sekrete”, pa e pasqyruar me shtojcë kontrate.
Falsifikime pagesash janë gjetur dhe në zbatimin e Akteve Nr. 32 e 33, për blerje vaksinash direkt nga “Pfizer”, përmes “COVAX”, por një subjekt privat turko-kinez që nuk i bënte publik.
Ju kujtohet kur Babloku, krekosej se vaksinat i gjente me shoqëri si “lider global”, por sipas letrave në Ministrinë e Financave, rezulton se ka paguar 4 milionë USD për sekserët ”sekret”.
Prandaj luante me kartën e “sekretit shtetëror” për kontratat, pagesat dhe sekserët që sillnin e nuk sillnin vaksina, por përlanin miliona USD e Euro nga taksat e shqiptarëve, që ka zëra se kanë qenë Charles McGonigal, Agron Nezaj e Dorjan Duçka./Pamfleti
Lini një Përgjigje