Mësohet se ish kryeministri u mor me ambulancë ditën e enjte në shtëpinë e tij, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
Lideri historik i Partisë Socialiste Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve ish-kryeministri i vendit, 70 vjeç, është shtruar në një spital privat në kryeqytet.
Mësohet se ai ndodhet që prej datës 24 gusht nën kujdesin e mjekëve në reanimacion. Nano ka vuajtur nga problemet në mushkëri dhe dyshohet se ky është shkaku. Mësohet se ish kryeministri u mor me ambulancë ditën e enjte në shtëpinë e tij, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Aktualisht ai ndodhet nën monitorim nga mjekët, pasi gjendja është e rëndë. Prej 4 ditësh ish-kryeministri është në intubim.
Fatos Nano e filloi karrierën e tij politike në vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër.
Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata.
Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha dhe në zgjedhjet e 1998 ai bëhet sërish kryeministër. Nano rimori detyrën në vitin 2002 dhe në vitin 2005 doli nga skena politike.
Lini një Përgjigje