TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2025, 15:55

Çfarë ndodhi me Vis Martinajn? Sokol Bregu nxjerr detaje nga hetimet: Në SPAK, 100 për qind të sigurt se e kanë ekzekutuar

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodhi me Vis Martinajn? Sokol Bregu nxjerr detaje nga

Gazetari Sokol Bregu teksa ka komentuar kërkesën e babait të Ervis Martinajt që i biri të shpallet person i zhdukur, tha që është e drejta e familjes që të trashëgojë pasurinë e ligjshme të tij.

Bregu thotë se prokurorët e SPAK janë 100 për qind të bindur se Ervis Martinaj është ekzekutuar, ndërsa shton se prokurorët e SPAK nuk hetojnë dot vrasje ku s’ndihmohen nga Sky dhe Encro Chat. Bregu po ashtu vë në dukje se arrestimi i Aldo Avdylajt s’ka lidhje me dosjen e Martinajt.

Është një procedurë që ai duhet ta kryente. Ervis Martinaj ka një familje, ka bashkëshorte, ka fëmijë, të cilët çdo gjë që ka qenë e ligjshme e babait, duhet të trashëgohet. Në këtë momente s’mund ta trashëgojnë në bazë të ligjit. Duke qenë se është personazhi më i ndjekuri nga publiku, kurrë s’ka ndodhur më parë për çdo personazh tjetër. Ndjekja dhe emri i tij bëjnë  një zhurmë shumë të madhe ne opinionin publik.

Është pak e çuditshme si zhduket një njeri në këtë lloj forme. S’është hetuar siç duhet. Mund të nxjerrë 7 arsye por të 7 mund të mos jenë ato. Kurrkush s’e di pse kjo dosje u hetua keq. Ata që e kanë kryer vrasjen e Ervis Martinajt s’kanë lënë prova në vendngjarje. Ka shumë të përfolur për vrasjen e tij, por ka një gjë, nëse del ndokush, se kam parë ende që thonë mund të jetë gjallë etj etj. Prokurorët e SPAK-ut janë 100 për qind të bindur që ai është i ekzekutuar. SPAK nuk heton dot vrasje që nuk ndihmohen nga Sky dhe Encro Chat. Sky dhe Encro Chat e bëri SPAK-un shumë dembel sa i takon hetimit.

Nuk e di pse pasi u arrestua Aldo Avdylaj thotë që e ka kryer. Kurrkush s’e di kush e ka kryer. Cila është prova? SPAK s’e ka fare, nuk e akuzon Avdylajn për vrasjen e Martinajt. Në këtë momente t’i jepet e drejta familjes, ta shpallë të zhdukur dhe t’i kalojë pasurinë e ligjshme të Martinajt familjes. Ky shtet për Martinajn gënjeu pafund. Dosja u venit, tani kanë filluar procedurat civile. Ç’lidhje ka arrestimi i Avdylajt me dosjen Martinajt”, tha ai në “MCN”.

Lini një Përgjigje