TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Nëntor 2023, 14:28

Dy standardet e SPAK; Ahmetajt i sekuestroi llogarinë e rrogës; Pëllumb Gjokës nuk i sekuestruan resortin në Velipojë, kazinonë dhe 5 biznese

Shkruar nga Pamfleti
Dy standardet e SPAK; Ahmetajt i sekuestroi llogarinë e rrogës;
Pëllumb Gjoka, shoku i Bablokut /

Me ndikim nga Babloku apo me pazar, trafikantit të arrestuar Pëllumb Gjoka, nuk iu sekuestruan as 21 llogaritë bankare, megjithëse agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i skeduan në raportin me prova që i dorëzuan prokurorëve të dosjes...

Gjykata e Posaçme, bazuar në kërkesën e SPAK, vendosi “Sekuestro preventive” për 3 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 390 mijë m2 pyll në Velipojë, në pronësi  të Pëllumb Gjokës, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Sipas vendimit të gjykatës, SPAK nuk ka kërkuar sekuestrimin e leje dhe projektit të resortit të tij “Silver Sand” në Velipojë; dhënë me vendim të kryeministrit Edi Rama si “Investitor strategjik”, me vlerë totale financimi 52 milionë Euro, pa deklaruar se nga çfarë burimesh i ka siguruar këto miliona, sa buxheti i 2 viteve që qeveria i jep Bashkisë Tiranë.

Përveç porositjes së vrasjeve me pagesë, Pëllumb Gjoka është arrestuar edhe për tokën e resortit, “Silver Sand” në Velipojë, që sipas hetimit rezulton e grabitur me dhunë, akte pronësie e kadastre false dhe vendime në favor të tij nga prokuroria e gjykata, por SPAK nuk e ka futur në listën e sekuestrove.

Për të mos ia sekuestruar, prokurorët e SPAK, kanë përdorur një falsifikim të qëllimshëm në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme, duke  mashtruar me emërtimin e llojit të pasurisë që i kanë sekuestruar.

Sipërfaqen 113 mijë e 500 m2 në Zonën Kadastrale nr. 3072 në Pulaj- Plazh të Velipojës, hetuesit e BKH e kanë emërtuar “truall për ndërtimi objektesh biznesi me projekt investim strategjik”, ndërsa SPAK e ka ndryshuar duke e emërtuar dhe deklaruar “Sipërfaqe pyll pa objekt zhvillimi”.

Por kjo sipërfaqe, është tjetërsuar në truall biznesi për “Investim strategjik” qysh më 20 nëntor 2017 me vendim qeverie nr. 22/1, mbi të cilin Pëllumb Gjoka do ndërtojë resortin “Silver Sand” duke u shpallur “Investitor strategjik” nga Babloku.

Dy standardet e SPAK; Ahmetajt i sekuestroi llogarinë e rrogës;

Pra, është sekuestruar sikur është pyll e jo resort me projekt biznes hoteleri, bar-restorante, zonë plazhi, parking, pishina, kabina druri, kazino, qendër tregtare, kënde lojërash etj; fakt që bën “muu” që SPAK me ndikim nga Babloku apo me pazar, nuk ka dashur ta sekuestrojë si truall ndërtimi resortin.

Por nuk i ka sekuestruar as kompaninë “Fozzer Sh.p.k” të krijuar më 27 prill 2020, me të cilën brenda 1 viti ka marrë 3.5 milionë Euro tenderë nga Bashkia e Tiranës, për gjoja dezinfektimet anti-Covid; ndërsa më 7 mars 2023, vetëm 4 muaj para arrestimit e shiti 60 mijë lekë te punonjësi i tij Gentjan Haka.

Nuk i janë sekuestruar as kompanitë “Imperial C. Construktion” Sh.p.k; “Lot boutique hotel by hotel & preference Sh.p.k”; “Ada Velipojë Sh.p.k”; kompania e peshkut “Nik Daka Sh.p.k” dhe as kazinoja te mjediset e restorant “Rozafa” në qendër të Tiranës.

Nuk i janë sekuestruar as 21 llogaritë bankare, megjithëse agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i skeduan në raportin me prova që i dorëzuan prokurorëve të SPAK-ut./Pamfleti  

dy standardet e spak përllumb gjoka ahmetaj resorti velipojë

Lini një Përgjigje