TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2024, 22:16

Droga, nga parcelat në shtëpi/ Muçi: Shqipëria jashtë kontrollit, nga Dukagjini dhe Lazarati, po mbillet në mes të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Droga, nga parcelat në shtëpi/ Muçi: Shqipëria jashtë

Për ish-prokurorin Besnik Muçi situata me kontrollin e territorit nga Policia e Shtetit është shumë problematike.

Në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, duke iu referuar rastit të shtëpisë së barit të zbuluar në godinat që ishin nën pronësi të Kadastrës, Muçi u shpreh se rasti mbart një kompleks ngjarjesh.

Duhet të kuptojmë që situata me kontrollin e territorit është shumë e rëndë. Kjo ngjarje dëshmon se tashmë nga kultivimi i kanabisit në zonat e thella të Dukagjinit apo Lazaratit është zhvendosur në mes të Tiranës.

Pra situata është shumë e rëndë. Por edhe mënyra se si u menaxhua nga policia kjo ngjarje ishte shumë e dobët profesionalisht”, theksoi ndër të tjera Besnik Muçi.

Lini një Përgjigje