
Moti gjatë ditës së enjte parashikohet me kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Por ka një ulje të temperaturave, veçanërisht në vlerat minimale. Kështu termometri do të regjistrojë vlerat 2, 3 dhe 4 gradë, sa i takon temperaturave minimale në të paktën 4 qytete: Tropojë, Peshkopi, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërkohë që në Elbasan, Tiranë dhe Durrës këto vlera do të variojnë nga 6 në 8 gradë.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Lini një Përgjigje