TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Mars 2024, 09:39

Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në Kuvend, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Shkruar nga Pamfleti

Berisha kërkon leje për të marrë pjesë në Kuvend,

Berisha ka kërkuar leje që të paraqitet në Kuvend dhe të ushtrojë detyrën si deputet.

Shqyrtohet sot në Apelin e Posaçëm kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare.

Berisha, ka bërë disa herë kërkesë për të marrë pjesë në seancat plenare, ndërsa ndodhet në arrest shtëpie.

Ish-kryeministri apeloi vendimin e GJKKO-së më 8 shkurt që nuk e lejoi të marrë pjesën në seancat plenare, ndërsa avokatët e tij janë shprehur se qëllimi është djegua e mandatit të Berishës.

Berisha ka kërkuar leje që të paraqitet në Kuvend dhe të ushtrojë detyrën si deputet.

Kujtojmë se GJKKO caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’ më 30 dhjetor të vitit të kaluar, për çështjen e ish-kompleksit Partizani.

 

berisha kuvend gjkko kerkese

Lini një Përgjigje