
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga ai që e quan aksioni për çlirimin e hapësirave publike. Madje, Rama i lutet komentuesve që të bëjnë durim, pasi aksioni vazhdon pa ndërprerje.
“Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”, shkruan Rama duke publikuar videon e mëposhtme.
E ndërkohë një prej ndjekësve të Kryeministrit, duke komentuar shkruan “sa mirë ua bën se këta të votuan që në orën 07:00 të 11 majit”.

Lini një Përgjigje