
Vetëm kopshti “Eden” i ndërtuar në oborrin e kryeministrisë, kushtoi 4 milionë Euro, aq sa kushton 1 avion anti-zjarr; ndërsa gjatë 12 viteve, Edi Rama u ka dhënë afro 40 milionë Euro OJF-ve dhe mediave pranë qeverisë…
Dy herë radhazi ka reaguar publikisht kryeministri Edi Rama, lidhur me zjarret shkrumbuese, që shteti nuk kishte kapacitete logjistike e materiale për t’i shuar.
Ditën e mërkurë, tentoi të justifikonte primitivizmin me lopata e degë pemësh dhe faktin që shërbimi emergjencave nuk ka avionë anti-zjarre, duke thënë se shkak nuk ishte mungesa e avionëve, por zjarrëveniet e qëllimshme dhe era e fortë që përhapi zjarret.
Ditën enjte, kur zjarret në Delinë e Gramsh u minimizuan nga avionët me qira që sollën disa shtete, kryeministri Edi Rama, quajti “lehaqenie”, denoncimet për gjendjen e degraduar të shërbimit zjarrfikës dhe reagimet e qytetarëve, që i kërkuan llogari për shpenzime luksi në zyra e korrupsion dhe nuk blihen avionë anti-zjarr.
Qeveria ka patur dhe ka mundësi financiare të blejë disa avionë anti-zjarre, por nuk ka dashur t’i blejë, sepse miliona euro taksa që u merr qytetarëve, i shpenzon për luksin e zyrave, luksin e vilave qeveritare, për makina, ahengje ministrash, për udhëtime me çarter personal nëpër botë etj.,etj.
Ndërsa pasuritë shtetërore, ua dhuron miqve e klientëve të tij oligarkë e trafikantë, në vend që t’u marrë taksa e t’ua shesë me çmimet që ka tregu; vlera totale e të cilave, në 12 vitet e qeverisë “Rama”, është 21 miliardë Euro që nuk janë futur në arkën e shtetit.
Psh., vetëm me pasuritë objekte që Rama i ka dhuruar trafikantit Gjergj Luca, blihen 25 avionë prodhim amerikan model “AT 802A” që kanë si funksion specifik shuarjen e zjarreve.
Një avion i tillë i blerë i ri, kushton 4 milionë Euro, ndërkohë që sipas vlerësimit kadastral dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronës në Ministrinë e Financave, rezulon se pasuritë që i janë dhuruar trafikantit Gjergj Luca në Elbasan, Tiranë, Gramsh, Shëngjin, Sarandë, Vlorë, Fier, Durrës, Prrenjas e Maliq, kanë çmime tregu qiraje 100 milionë Euro për 10 vite.
Pra, vetëm nga të ardhurat e këtyre pasurive, nëse Gjergj Lucës do t’i ishin dhënë me detyrime qiraje e taksa, qeveria blinte 25 avionë specifik anti-zjarr të modelit “AT 802A”; madje në koston 4 milionë të tyre, është dhe trajnimi i pilotëve për këtë lloj shërbimi.
Pasi zjarri shkrumboi gjthçka, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se qeveria ka porositur avionë anti-zjarre, të cilët do merren pasi të prodhohen; por sipas tij, nuk do vihen në punë sepse ushtria shqiptare nuk ka pilotë të trajnuar.
Dy vite më parë, Maqedonia bleu 3 avionë anti-zjarre të modelit “AT 802A”, me vlerë totale 9.6 milionë Euro, ndërsa Mali i Zi bleu 4 avionë me vlerë totale 12.8 milionë Euro, ose nga 3.2 milionë Euro secili, pëfshirë dhe trajnimin 3 muajor të pilotëve e stafit ndihmës.
Ndërsa qeveria shqiptare nuk blen avion, sepse kryeministri, taksat dhe pasuritë publike i bënë luks për zyrat e pronat shtetërore ua dhuron miqve e klientëve të tij.
Vetëm kopshti “Eden” i ndërtuar në oborrin e kryeministrisë, kushtoi 4 milionë Euro, aq sa kushton 1 avion anti-zjarr; ndërsa gjatë 12 viteve, Rama u ka dhënë afro 40 milionë Euro OJF-ve dhe mediave pranë qeverisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje