TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 08:40

1 orë e gjysmë pas orarit zyrtar, qendra e votimit në Vlorë nuk është hapur ende

Shkruar nga Pamfleti

1 orë e gjysmë pas orarit zyrtar, qendra e votimit në Vlorë

Procesi  i votimit ka nisur në 232 qendra votimi në Vlorë, e cila do të dërgojë 12 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se edhe pse ka kaluar rreth 1 orë e 25 minuta nga orari, një qendër votimi në Vlorë s’është hapur ende për shkak të mungesës së një komisioneri.

Sot u drejtohen kutive të votimit 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Risi në këto zgjedhje parlamentare është vota e diasporës, ku për të zgjedhur për Parlamentin e ri janë regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Lini një Përgjigje