TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2025, 12:36

Terroristët e Banjskës "shijojnë" yjet anglez në stadium, Vuçiç shpërblen njerëzit e Radoiçiç që kërkohen në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Terroristët e Banjskës "shijojnë" yjet anglez në
Bandat e kriminelit Milan Radoiçiç në stadium

“Vucicu, pede*u, Vucicu, Pede*u”!

Kështu kumbonte stadiumi Rajko Mitiç, ku ekipi i futbollit të Serbisë u turpërua 5 me 0 nga Anglia. Por turpi mbuloi vendasit jo vetëm në fushën e blertë, por edhe në tribuna. Bandat e kriminelit Milan Radoiçiç ishin të pranishëm dhe protagonistë të trazirave në stadium. Kështu raportojnë mediat në Beograd, që theksojnë se presidenti Aleksandër Vuçiç, po i përdor ata kundër protestuesve.

Terroristët e Banjskës "shijojnë" yjet anglez në

Në mesin e atyre që u identifikuan janë Danilo Iliç, Danijel Xhukiç, Marjan Radojeviç, Stefan Radojkoviç, and Stefan Jovanoviç, të cilët gjenden në listën e 44 personave të akuzuar në dosjen për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ata janë në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa Beogradi i shpërblen ata duke sfiduar hapur thirrjet e shumta nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i dorëzuar ata para drejtësisë.

Terroristët e Banjskës "shijojnë" yjet anglez në

Anëtarët e bandës terroriste të Radoiçiç gjatë gjithë takimit kanë terrorizuar serbët që këndonin kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij duke dhunuar këdo që i dilnin përpara, përfshirë dhe fëmijë. Shpeshherë organizonin dhe kore kundër Kosovës, ndërsa të gjithë ishin veshur me të zeza.

Terroristët e Banjskës "shijojnë" yjet anglez në

Disa prej tyre raportohet se kanë udhëtuar nga Mitrovica e Veriut dhe Zveçani për të bërë terror ndaj atyre që protestonin kundër pushtetit. Media serbe Nova raporton se policia ishte gjithë kohën miqësore me grupin e kriminelit Radoiçiç, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë vetëm në mbrojtje të tyre dhe kundër qytetarëve. 

vuçiç shpërblen njerëzit e radoiçiç që kërkohen në kosovë

Lini një Përgjigje