TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2024, 21:20

Riktheu Spanjën në majën e Europës, por valixhet i kishte gati? Media amerikane zbulon të ardhmen e De La Fuente

Shkruar nga Pamfleti

Riktheu Spanjën në majën e Europës, por valixhet i kishte

Ndeshja finale e “EURO 2024“ përballë Anglisë, mund të jetë e fundit për Luis De La Fuenten në drejtimin e Spanjës. 63-vjeçari, fitoi Europianin me “Furinë e Kuqe” duke e rikthyer Spanjën në majën e Europës me një lojë mjaft tërheqëse.

Të gjithë prisnin që De La Fuente të niste një cikël dhe të kërkonte gjithashtu edhe Kupën e Botës, por planet e trajnerit duket se janë të tjera.

Është “Washington Post” ajo që publikon lajmin e bujshëm se De La Fuente synon stolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të udhëhequr pikërisht ata në Kupën e Botës.

Sipas medias prestigjioze, përfaqësuesit e De La Fuentes i kanë shprehur gatishmërinë drejtuesve të Federatës Amerikane të Futbollit, që të jetë pikërisht 63-vjeçari spanjoll zëvendësuesi i Greg Berhalter. Një lajm “bombë” për Spanjën vetëm pak ditë pas triumfit në Europian, ndërsa mbetet për t’u parë tashmë e ardhmja e De La Fuentes.

Kupa e Botës në vitin 2026 do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.

luis de la guente trajneri i spanjës

Lini një Përgjigje