TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2023, 22:49

Juventusi e mbyll vitin me 3 pikë, mposht Romën në Torino dhe i bën presion Interit në kreun e renditjes

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi e mbyll vitin me 3 pikë, mposht Romën në Torino dhe i

Juventusi ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 në “Allianz Stadium” përballë Romës së Zhoze Murinjos. Goli i Rabio në minutën e 47, mjaftoi për t’i dhënë bardhezinjve 3 pikë të vlefshme në luftën për titullin kampion.

“Kërcënimi” i parë serioz erdhi në minutën e katërt. Skuadra e Murinjos i shkoi shumë afër golit, por vetëm shtylla ndali Kristanten. Në minutën e 9, sulmuesi serb Vlahoviç provoi nga distanca, por goditja e tij nuk përfundoi në kuadrat.

Pak më vonë u shfaq Lukaku, por tentativa e tij nuk i solli asnjë problem portierit Shezni. Vlahoviç shfrenoi fantazinë në minutën e 27 me një roveshatë.

Ndicka shpëtoi Romën nga pësimi i një goli të sigurt në fundin e fraksionit të parë, teksa largoi topin në limite.

Viti 2024 do të jetë mjaft i luftuar për fitimin e titullit kampion, ku gara më e ashpër pritet mes Interit dhe Juventusit.

 

juventus roma seria a

Lini një Përgjigje