
Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Marash Kumbulla transferohet te Sasuolo për pjesën e dytë të sezonit.
Mbrojtësi i kombëtares ditën e sotme kaloi me sukses vizitat mjekësore, ndërsa ka firmosur menjëherë edhe kontratën me skuadrën ku luan edhe Nedim Bajrami. Është vetë klubi italian që zyrtarizon huazimin e 23-vjeçarit, i cili largohet nga Roma.
Kujtojmë se Kumbulla nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë sezon për shkak se ka qendruar për 10 muaj larg fushës së blertë për shkak dëmtimi. Tashmë mbrojtësi do të synojë të ketë minutat e dëshiruara dhe të fitojë formën më të mirë të tij për të qenë i gatshëm për “EURO 2024”.
Marash Kumbulla è un nuovo calciatore neroverde! ✍️
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) February 1, 2024
Benvenuto @KumbullaMarash ????#ForzaSasol ???????? pic.twitter.com/oLjBeO7iGs
Lini një Përgjigje