TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Qershor 2024, 10:38

'Futbolli është i çmendur, mund të ndodhë gjithçka', Sylvinho premton rezultat surprizë në sfidën kundër Italisë

Shkruar nga Pamfleti
'Futbolli është i çmendur, mund të ndodhë
Broja dhe Sylvinho

“Si një brazilian, Italia më ka bërë për të qarë në 1982 me Paulo Rossin, por unë e dua shumë atë. Çfarë kam marrë nga Roberto Mancini? Kam marrë shumë, ai është një menaxher i shkëlqyer, i njeh lojtarët, ka personalitet, lidership, qetësi.

Unë shpresoj vetëm që t’i kem dhënë diçka atij”.

Kështu deklaroi Sylvinho, trajneri i Shqipërisë, në një intervistë për Corriere della Sera pak para ndeshjes me Italinë në Euro2024.

“Dëshirojmë të luajmë kundër më të mirëve. Jemi një përfaqësuese e re, kjo është hera e dytë që marrim pjesë në një Evropian, pas 2016 me De Biasin. Jemi rritur shumë, por duhet të mësojmë akoma më shumë.

Duhet ta shfrytëzojmë me përgjegjësi këtë moment, jemi të karikuar. A është Italia favorite të shtunën? Është e drejtë që të jetë kështu, por futbolli është i çmendur, mund të ndodhë gjithçka”, u shpreh ndër të tjera Sylvinho.

sylvinho italia

Lini një Përgjigje