Autoritetet franceze gjetën një tjetër person të pajetë në lumin Senë, ndërsa një burrë tjetër ndodhet në gjendje kritike pas një incidenti të ngjashëm.
Festimet për fitoren historike të Paris Saint-Germain në UEFA Champions League janë shoqëruar me ngjarje tragjike në kryeqytetin francez, pasi autoritetet konfirmuan një viktimë të dytë të lidhur me incidentet e ditëve të fundit në Paris.
Sipas gazetës franceze Le Parisien, autoritetet gjetën trupin e një burri në lumin Senë. Hetimet paraprake tregojnë se ai kishte rënë në lumë gjatë festimeve dhe dyshohet se ndodhej nën ndikimin e një sasie të madhe alkooli. Shkaku i vdekjes mendohet të jetë mbytja.
Në të njëjtën kohë, mediat franceze raportojnë se një burrë tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital. Sipas informacioneve paraprake, edhe ai ka rënë në lumin Senë në rrethana të ngjashme dhe po lufton për jetën.
Ky është rasti i dytë fatal i regjistruar në Paris pas triumfit të PSG-së në finalen e Champions League.
Më herët, mbrëmjen e së shtunës, një burrë humbi jetën pasi motoçikleta që drejtonte u përplas me një barrikadë të vendosur nga autoritetet për shkak të trazirave që shpërthyen gjatë festimeve në qytet.
Lini një Përgjigje