
Kombëtarja prej ditësh tashmë ka nisur përgatitjet për duelin me Çekinë, përballje kjo që do të luhet në “Air Albania” ditën e shtunë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezintjë, të cilët janë të dënuar vetëm për fitoren për të tentuar edhe vendin e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Në këtë grumbullim “hallet” janë të mëdha për Silvinjon, i cili do të duhet të bëjë llogaritë pa Rei Manajn, Berat Gjimshitin, Keidi Baren dhe Marash Kumbullën. Të 4 futbollistët kanë “braktisur” këtë grumbullim të detyruar nga dëmtimet.
Gjithsesi braziliani nuk ka kohë për të humbur dhe po përgatit në detaje duelin me çekët. Madje gjatë një seance stërvitore ka vendosur të jetë i vetëm në tribunë dhe të shikojë gjithçka nga shkallët e stadiumit. Një mënyrë kjo nga Silvinjo të studiojë të gjithë lojtarët nga “larg” dhe të mendojë qetësisht për “kurthin” anti-Çeki.
Lini një Përgjigje