TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2025, 08:34

Eliminimi epik nga Champions League, Flick i tërbuar me arbitrin: Çdo vendim shkoi në favorin e Interit

Shkruar nga Pamfleti
Eliminimi epik nga Champions League, Flick i tërbuar me arbitrin:
Hansi Flick

Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League.

Në intervistën pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës tha se ishte zhgënjyer nga arbitri polak Marciniak.

“Jam i zhgënjyer, por jo me ekipin tim. Djemtë provuan gjithçka. Kështu e ka futbolli. U eliminuam, por sezonin tjetër do të përpiqemi përsëri t’i bëjmë tifozët të lumtur. Interi luan mirë dhe është një ekip i shkëlqyer. Ata mbrohen mirë dhe kanë sulmues të mirë. Ata gjithashtu marrin vendime të mira nga arbitrat. Nuk dua të flas shumë për gjyqtarin, por çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e tyre. Kjo më trishton”, tha Hansi Flick.

Interi ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e Champions League, duke mposhtur Barcelonën me rezultatin spektakolar 4-3 pas kohës shtesë në “San Siro”, dhe 7-6 në total, në një nga gjysmëfinalet më dramatike ndonjëherë në këtë kompeticion. Zikaltërit sigurojnë finalen e dytë në tre sezone dhe synojnë të përsërisin suksesin e vitit 2010, kur fituan trofeun për herë të fundit nga një skuadër italiane.

hansi flick inter

Lini një Përgjigje