TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Mars 2023, 16:24

Babai i Mesit kërkon trefishin e Ronaldos, Al Hilal gati të bëjë çmenduri për kampionin e Botës

Shkruar nga Pamfleti

Babai i Mesit kërkon trefishin e Ronaldos, Al Hilal gati të

Transferimi i Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ku nënshkroi një kontratë me vlerë 200 milionë euro në sezon bëri xhiron e botës (Al-Nasr). Por në vendin e Gjirit duan që portugezit t’i “dërgojnë” edhe Lionel Mesin, tashmë me petkun e kampionit të botës.

Por nëse Kristiano kushtoi 200 milionë euro në sezon, Lionel Mesi pritet t’u kushtojë shumë më shtrenjtë sheikëve arabë. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, flitet për shifra astronomike që arrijnë në 600 milionë euro në sezon!

Emisioni “El Chiringuito” ka zbuluar detaje rreth një transferimi të mundshëm të Lionel Mesit në kampionatin saudit. Babai i “Pleshtit”, Horge Mesi, ka qenë në Arabinë Saudite për t’u ulur në bisedime me përfaqësues të Al-Hilalit, klubit të interesuar për shërbimet e Leos.

Al-Hilali është rivali kryesor i Al-Nasr të Ronaldos në garën për titullin në Arabinë Saudite. Sipas gazetarit, Haime Astrain, babai i Mesit ka kërkuar trefishin e pagës së Kristiano Ronaldos për të çuar argjentinasin në Arabi.

lionel mesi sulmuesi argjentinas al hilal

Lini një Përgjigje