
Ky edicion i Big Brother Vip do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë, por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhduar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij. Ndërkohë Zhaklin Lekatari dha një intervistë…
Si ka qenë eksperienca jote në Big Brother si opinioniste?
Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë.
Çfarë të ka dhënë Big Brother ty?
Më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoja se e meritoja.
A do të doje të ishte një katërshe tjetër këtë mbrëmje?
Unë mendoj që nëse olta nuk do të kishte ikur do të kishte pasur një katërshe tjetër.
Lini një Përgjigje