
Gjatë mbrëmjes së djeshme, si për çudi, mes Gjestit dhe Valbonës kanë plasur batuta.
E gjitha ndodhi pasi banori i kërkoi një jastëk gazetares dhe kjo e fundit pranoi t’i vinte në ndihmë.
Për rrjedhojë Gjesti e komplimenton: Ti je shpirt, ti vetë yll je. Lum ai që të merr.
Ky moment shkaktoi të qeshura për Danjën dhe Eglin, por banori nuk e mirëpriti reagimin e tyre.
Gjesti: Ti je shpirt, ti vetë yll je. Lum ai që të merr.
Valbona: Normale.
Gjesti: Lum ai që të meriton ty. Unë të meritoj, po ti me Laertin po do të ikësh. Do me shkuar me Laertin, ok shko. Ti e di se ta bëj jetën të lumtur.
Valbona: Shumë.
Gjesti: Ti e di se vetëm me qeshë të bëj.
Valbona: Paske me më nderuar.
Gjesti për Danjën dhe Eglin: Si qeshin prej zorit, si me ju dhemb dhëmbi.
Lini një Përgjigje