TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Qershor 2025, 13:23

Vajza, të gjitha për Vlorë! “Osmani” është në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Vajza, të gjitha për Vlorë! “Osmani” është

Protagonisti i njohur i serialit “Osmani”, aktori turk Burak Özçivit, ka surprizuar fansat shqiptarë me një vizitë të papritur në vendin tonë.

I njohur për rolet e tij ikonike në telenovelat turke, Özçivit ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për disa ditë relaksi dhe pushimi.

Aktori është parë së fundmi në qytetin bregdetar të Vlorës, i shoqëruar nga partnerja e tij. Në disa “InstaStory” të ndara nga një restorant vendas, ai shihet duke buzëqeshur me stafin, i veshur thjesht dhe sportiv, duke reflektuar qetësinë dhe kënaqësinë që po përjeton gjatë qëndrimit në bregdetin shqiptar.

Në postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram, Burak shfaqet në një aeroport, me mbishkrime që lënë të kuptohet se po niset për një vend të veçantë, që më pas rezultoi të ishte pikërisht Shqipëria.

Vajza, të gjitha për Vlorë! “Osmani” është Vajza, të gjitha për Vlorë! “Osmani” është Vajza, të gjitha për Vlorë! “Osmani” është

osman burak ozcivit vlore

Lini një Përgjigje