TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Tetor 2025, 15:09

Uanda Nara nuk kursen provokimet ndaj ish-bashkëshortit: E kam ngrënë për shumë vite atë

Shkruar nga Pamfleti

Uanda Nara nuk kursen provokimet ndaj ish-bashkëshortit: E kam

Rikthimi i “MasterChef Celebrity” në Argjentinë ka si një nga pikat më interesante pjesëmarrjen e Maksi Lopezit, i cili është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të prezantueses së programit, Uanda Narës, nëna e tre fëmijëve të tij.

Gjatë episodit të së martës, u vu re qartë bashkëpunimi dhe “kimia” që të dy ndajnë ende në ekran, kur Uanda i bëri një koment ‘thumbues’ Maksit për një pjatë që ai kishte përgatitur për t’u vlerësuar nga juria.

Dialogu thumbues: 

German Martitegui i jurisë i kërkoi Maksit të fliste për pjatën e tij me mish.

“Mua më pëlqen…”, nisi ish-futbollisti, por u ndërpre menjëherë nga shefi i kuzhinës: “Nuk të pyeta a të pëlqen, por në çfarë gjendje do ta gjej mishin…”. “Ah, është pak i papjekur”, u përgjigj Maksi. “I lëngshëm…?”, pyeti Martitegui, dhe Maksi pohoi.

“Pak i papjekur do të thotë shumë i lëngshëm”, shtoi Damian Betular. Pa u përfshirë në diskutim, Uanda ndërhyri me një koment thumbues që i befasoi të gjithë në studio: “Unë e kam ngrënë për shumë vite atë mish”, tha ajo, duke bërë një lojë fjalësh me kuptim të dyfishtë, si referencë për kohën kur ka qenë me Maksin.

Të gjithë shpërthyen në të qeshura, veçanërisht gazetarja Susana Rokasalvo, e cila qeshi me zë të lartë.

uanda nara provokim maksi lopez

Lini një Përgjigje