
Mbrëmjen e djeshme, një debat me tone të larta është transmetuar mes banorëve të “Big Brother Vip 3”. Për të gjithë banorët çift, erdhën disa buqeta me lule nga partnerët/et e tyre jashtë shtëpisë.
Buqeta e Gazit solli të qeshura në shtëpi, shkak ngjyra e tyre. Lulet në ngjyrë okër iu dukën disa banorëve të tjerë si të pazakonta dhe qesharake.
Një ndër to ishte dhe Rike, e cila e teproi aq shumë me komentet, sa në fund përfundoi në një debat shumë të ashpër me Gazin.
“Do të ta degjeneroj surprizën, mbaje mend!”,– i thotë Gazi i prekur Rikes.
Kjo gjë e ka prekur akoma më shumë Riken e cila më pas ka shpërthyer në lot dhe është larguar në dhomën e gjumit.
“Hajde do e shohim ne degjenerimin. Çfarë domethënë do të degjeneroj surprizën? Do më degjeneroj familjen i bie? Se vetëm familja mund të më vijë këtu. Çfarë surprize mund të më vijë këtu, unë s’kam njeri tjetër. Po hajt se ia tregoj unë degjenerimin meqë do më degjeneroka surprizën!”., tha mes ulërimave Rike, pa u kujtuar fare se si u tall me banorin, lulet e të cilit presupozohen të kenë ardhur gjithashtu nga familja.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje