
Mbrojtësi i Mançester Sitit, Ruben Dias, zakonisht është shumë i tërhequr në privatësinë e tij dhe nuk publikon shumë gjëra nga jeta e përditshme. Por postimet që ka bërë së fundmi nga Parisi ku ishte i pranishëm në ceremoninë e “Topit të Artë”, kanë shtyrë tifozët që të mendojnë se ai është në një lidhje me një modele të njohur.


Modelja Arabela Ki, e cila u bë e njohur në Angli për praninë e saj në emisionin “Love Island” dhe ndër personazhet më të cilat është shoqëruar së fundmi është edhe Leonardo Di Kaprio, duket se është partnerja e re e mbrojtësit të Sitit.



Sipas tifozëve, gjithçka vërtetohet nga fotot që të dy kanë postuar në ditët e fundit në rrjetet sociale, nga i njëjti vend përballë Kullës Eiffel dhe me të njëjtin plan.


Postimet që kanë hedhur të dy, tregojnë të njëjtët njerëz thuajse në të njëjtat vende poshtë Kullës, me fotot e shkrepura nga i njëjti kënd. Ndaj për ndjekësit është e qartë se Ruben dhe Arabela po shoqërohen dhe ishin bashkë në Paris, edhe pse mbrojtësi u shfaq i vetëm në ceremoninë e “Topit të Artë”.



Lini një Përgjigje