TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Janar 2024, 10:26

Sot “e hëna blu”, astrologu tregon çfarë simbolizon data 15

Shkruar nga Pamfleti

Sot “e hëna blu”, astrologu tregon çfarë simbolizon

“E Hëna blu” njihet ndryshe e Hëna e tretë të janarit dhe konsiderohet si dita më dëshpëruese e vitit.

Ideja për ta etiketuar kështu të Hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff.

Astrologu Jofiel Koço tha se në aspektin numerologjik, data 15, që përkon sot me ditën më të trishtuar të vitit, na tregon të këqijat që na kanë bërë të tjerët.

Në aspektin numerologjiik është një datë që do na kujtojë disa të këqija që të tjerët na kanë bërë, na kthen te kujtimet e këqija, që ne kemi pasur një grindje, një mosmarrëveshje, mund të jetë edhe shumë e vjetër. Nuk është e mirë, në aspektin numerologjik por nga ana tjetër, për t’u gjetur në një gjendje shpirtërore sa më të mirë duhet të bëjmë ecje ku ka ujë, në breg të liqenit, të detit, në zona ku ka ujë”, tha astrologu.

Por çfarë do të thotë Hëna blu?

Sipas teorisë së shkencëtarëve nga Britania e Madhe, ndjenjat janë të zymta pas festave të Krishtlindjeve, për shkak të problemeve financiare.

Me shpenzimet e shtuara të festave të fundvitit që na kanë lënë një boshllëk edhe në xhepa që kombinohet me natën e gjatë dhe motit gri, nuk bën aspak habi fakti, që kjo e hënë të jetë dita më e trishtueshme e vitit.

Por cila është historia e të Hënës blu? Nëse kthehemi në 2005-ën, Sky Travel, përdori një ekuacion në përpjekje për të përllogaritur se cila ishte dita më e trishtuar e vitit, duke përdorur elementë të tillë si moti, niveli i borxheve, koha e kaluar nga festat dhe motivimi. Dhe data që rezultoi ishte e hëna e tretë e janarit, që këtë vit ra më 17 janar.

Por ndërkohë, edhe psikologët shtojnë ndonjë argument. Janari mund të jetë një kohë depresive për shumëkënd pasi historikisht regjistrohet rritje e numrit të divorceve apo njerëzve që braktisin punën. Në anën tjetër, ekspertët ofrojnë edhe këshilla se si mund të bëhet e hëna blu, më pak e trishtueshme. Mes tyre, pak stërvitje, shëtitje në natyrë, takime me miq e familjarë, etj.

Lini një Përgjigje