TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Dhjetor 2024, 11:56

Pema më e shtrenjtë e krishtlindjeve llogaritet në thuajse 6 milion dollarë, e bërë e gjitha nga floriri

Shkruar nga Pamfleti

Pema më e shtrenjtë e krishtlindjeve llogaritet në thuajse 6

Një tregtar floriri në Gjermani ka krijuar një nga pemët më të shtrenjta të Krishtlindjes ndonjëherë.

Pema është afërsisht 10 metra e gjatë dhe përbëhet nga 2.024 monedha ari. Në vend të yllit tradicional të pemës së Krishtlindjes është vendosur një monedhe 24-karatëshe. Mendohet që punimi arrin vlerën e rreth 5.5 milionë dollarëve.

Pema u ekspozua në Mynih në argjendarinë Pro Aurum e cila theksoi se ajo nuk është për shitje. Vlen të përmendet se ajo u krijua për të festuar 35 vjetorin e argjendarisë Pro Aurum.

pema e krishtlindjeve flori

Lini një Përgjigje