TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Gusht 2024, 09:46

Pas ndarjes së Luanës, krizë në çift për Marinën dhe Getin? Postimi që ngriti dyshimet

Shkruar nga Pamfleti

Pas ndarjes së Luanës, krizë në çift për

Pas lajmeve të ndarjes së Luana Vjollcës nga partneri i saj Krenar Çoçaj, duket se po përflitet për krisje edhe në martesën e Ghetto Geasy dhe Marina Vjollcës.

Janë disa lëvizje të vogla që kanë ngritur dyshimet se mes tyre jo gjithçka është duke shkuar vaj, pasi vërehet se një story e bërë së fundmi nga reperi ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve dhe të mediave rozë.

Ai ka postuar një thënie të Dritëro Agollit e cila ka futur në dilemë të madhe mijëra fansa të tyre.

“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë ” mbahu” . Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: “Më rrahu”, kjo është thënia që reperi ka postuar në llogarinë e tij dhe më pas e ka fshirë. Sigurisht një poezi kaq e bukur për mosmirënjohjen mund të jetë një ‘kunjë’ edhe për ndonjë bashkëpunëtor, i cili nuk ia ka ditur për nder në ndonjë moment. Luiz Ejlli për shembull u pendua shumë për këngën vulgare ‘Ding Ding’, aq sa premtoi se do sjellë këngë të ndjera dhe me nivel në të ardhmen.

Gjithsesi postimi ka shërbyer që të nisin "kontrollet" e rrjeteve sociale si të Ghettos, po ashtu dhe Marinës, e duket se këtë periudhë asnjë foto çift nuk është postuar nga të dy, madje edhe “ like” e “komentet” mungojnë.

Marina sakaq këto kohë është parë kryesisht në shoqërinë e motrës së saj, Luanës.

Pas ndarjes së Luanës, krizë në çift për

 

marina vjollca krize getoar selimi

Lini një Përgjigje