TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Mars 2023, 10:24

Olta do të dalë në nominim me Kiarën, Luizi: Mos u bëj budallaqe, të dalësh ti e të rri Antoneta?

Shkruar nga Pamfleti

Olta do të dalë në nominim me Kiarën, Luizi: Mos u bëj

Luizi nuk e do një përballje ‘kokë më kokë’ mes Kiarës dhe Oltës dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë edhe kësaj të fundit.

Aktorja ka shprehur më shumë se një herë që dëshiron të dalë në nominim me Kiarën, por së fundmi Luizi është shprehur i bindur se Olta do të eliminohej, me një “llogari matematikore”.

Luizi: Të gënjen mendja se ti një kokë me dy koka në nominim, mund të rrish ti?! Nëse ti del kokë më kokë me Kiarën, nuk je me një kokë je me dy koka.

Olta: Po punë e madhe ore le të dal! Ça do bëj, do të të duroj ty?!

Luizi: Mos u bëj budallaqe, e kam seriozisht. Po janë 14 persona, të dalësh ti e të rrijë Antoneta, a e ke seriozisht?

Olta: Po ik o Luiz le të dal. Po tani pse e mendon ti që do dalim ne të dyja më pak të preferuarat?

Luizi: Ti po thua që dua të dal kokë më kokë me Kiarën.

Olta i drejtohet Kiarës: Ia the me vrap mi? Gjëja e parë që i the kjo ishte?

Kiara: Jo, ia thashë të gjitha.

Olta: Pse more mos të dal kokë më kokë, kam frikë? Pse ti je kaq i sigurt që dal unë?

Luizi: I ke bërë llogaritë se sa na mbështesin ne e sa ty?

Olta: Ku e di ti?

Luizi: Me çfarë kemi parë deri tani, nuk je kurrkund me dy bashkë.

olta dhe kiara nominim

Lini një Përgjigje