TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Dhjetor 2023, 13:45

Mark Frroku merr bekimin nga Papa Françesku për të gjithë familjen

Shkruar nga Pamfleti

Mark Frroku merr bekimin nga Papa Françesku për të gjithë

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka postuar në rrjetet e saj sociale në Instagram ku tregon që bashkëshorti, Mark Frroku dhe familja e saj kanë marrë bekimin Apostolik nga Papa Françesku.

“Shenjtëria e tij Françesku i jep Bekimin e tij të përzemërt Apostolik Mark Frrokut dhe familjes së tij.”

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë 4 vitë që janë martuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që ish-bashkëshortja e Markut, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje. Ata kanë 3 fëmijë së bashku, 2 vajzat Mara dhe Erta dhe djalin Leonard.

Pasi Marku është martuar me Rudinën, ajo jeton bashkë më fëmijët e tij, teksa është kthyer në një nënë të dytë për ta dhe kanë marrëdhënie shumë të mira.

Rudina është mamaja e një vajze, Viktoria.

Mark Frroku merr bekimin nga Papa Françesku për të gjithë

mark frroku papa francesku bekim

Lini një Përgjigje