TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Janar 2026, 15:43

Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri “lënë pas krahëve’ inatet e vjetra

Shkruar nga Pamfleti

Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri “lënë pas krahëve’

Gjatë festave të fundvitit është vënë re një afrimitet i ri mes Labinot Gashit dhe Dafina Zeqirit, duke rihapur një raport që për një kohë të gjatë kishte qenë i ftohtë dhe pa komunikim publik.

Shkak për këtë ishte organizimi i mbrëmjes për 25-vjetorin e karrierës së Labinot Gashit, ku Dafina Zeqiri mori pjesë si e ftuar. Prania e saj u interpretua si shenjë e normalizimit të marrëdhënies mes tyre, pas një periudhe të gjatë distancimi.

Gjatë fjalës së tij në event, Labinot Gashi përmendi rolin që Dafina ka pasur në jetën dhe rrugëtimin e tij profesional dhe u ndal te lidhja e hershme mes tyre. Ai deklaroi se viti i kaluar ka qenë i rëndësishëm edhe për faktin se këngëtarja është bërë nënë.

Moderatori kërkoi ndjesë publikisht për çdo keqkuptim apo situatë të së shkuarës që mund të ketë shkaktuar tension mes tyre, duke theksuar se synon mbylljen e çështjeve të mbetura pezull.

Nga ana e saj, Dafina Zeqiri e uroi Labinot Gashin për 25-vjetorin e karrierës dhe familjen e tij, duke deklaruar se i uron vazhdimësi në rrugëtimin profesional. Ajo shtoi se prej vitesh ka qenë e angazhuar në role të ndryshme publike, por se muzika mbetet fusha ku ajo shprehet më së miri.

Ky zhvillim është parë si rikthim i komunikimit mes dy figurave publike, pas një periudhe të gjatë raportesh të paqarta.

 

labinot gashi dafina zeqiri pajtim

Lini një Përgjigje