TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Shtator 2025, 13:46

JLo ‘thyen’ heshtjen mbi divorcin e dytë me Ben Affleck: Përvojë shumë pozitive

Shkruar nga Pamfleti

JLo ‘thyen’ heshtjen mbi divorcin e dytë me Ben Affleck:

Jennifer Lopez ka zgjedhur të flasë më në fund për divorcin e saj (për herë të dytë) nga Ben Affleck, duke e përshkruar si një përvojë pozitive që e ka ndihmuar të rritet dhe të bëhet më e vetëdijshme.

Gjatë paraqitjes në emisionin CBS “Sunday Morning”, Lopez tha: “Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë sepse më ndryshoi”. Ajo shtoi se tani ndihet një person tjetër nga viti e kaluar dhe përmendi se xhirimet e filmit “Kiss of the Spider Woman” i kanë shërbyer si një strehë gjatë periudhave të vështira.

“Çdo moment në shesh xhirimi dhe çdo moment që luajta këtë rol, isha shumë e lumtur”, tha ajo. Lopez pranoi se në fillim nuk ndihej mirë kur kthehej në shtëpi, por mësoi të përballej me boshllëkun që ndjente.

Ylli shtoi se vera e kaluar ishte verë e mrekullueshme për të: “U argëtova shumë, mund t’i shijoj gjërat më shumë dhe kuptova se gëzimi qëndron në të jetuarit e momenteve dhe pranimin e vërtetë të jetës dhe gjithçkaje që ajo sjell.”

jlo ben affleck divorci i dyte

Lini një Përgjigje