TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Dhjetor 2023, 17:47

Ish-partneri i propozoi për martesë Fifit, reagon Adrola Dushi

Shkruar nga Pamfleti

Ish-partneri i propozoi për martesë Fifit, reagon Adrola Dushi

Adis Patushi i ka propozuar për martesë këngëtares Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, disa muaj pasi u bënë prindër. Propozimin zgjodhi ta bëntë live në skenën e “Dancing With the Stars”, ku Fifi është pjesëmarrëse dhe ka arritur deri në finale.

Disa orë pas propozimit, ish-partnerja e Adisit, modelja e njohur Adrola Dushi, ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka shpërndarë në Instastory, një postim ku shkruan: “Thonë se të mirat nuk vijnë duke varur patkoin e kalit tek dera, por duke hequr mentalitetin e gomarit nga koka”.

Në mbishkrim, Dushi thotë: “Good Morning”.

Ish-partneri i propozoi për martesë Fifit, reagon Adrola Dushi

Lini një Përgjigje