TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Qershor 2024, 14:47

Intervistë me ndjekësit, Olta Gixhari u përgjigjet pyetjeve për vogëlushët e saj

Shkruar nga Pamfleti

Intervistë me ndjekësit, Olta Gixhari u përgjigjet pyetjeve

Olta Gixhari disa javë më parë është bërë nënë për herë të dytë, dhe i vogli i saj është sërish djalë.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në InstaStory, ku ka folur për djalin e saj, emrin e të cilit akoma nuk e ka bërë të ditur.

E teksa fansat janë kuriozë për emrin e bebit, aktorja tha se së shpejti do ta ndajë me ndjekësit emrin e veçantë që i ka vendosur të birit.

“Çunat e mi e kanë zgjedhur vetë datën e lindjes sepse unë bëj lindje natyrale. I dyti sinjalin e parë ma dha sapo hyri data 13, në orën 2 të natës, më dha sinjalin e parë. Më pëlqeu shumë si datë sepse këtu është festa e Shën Antonios që është një shenjtor dhe në Shqipëri gjithashtu është mbarimi i pelegrinazhit të kishës së Shën Ndojit, datë shenjtorësh le të themi. Dhimbjet e lindjes më nisën diku tek ora 10 paradite dhe në orën 01:05 lindi. Emrin do ta tregoj shumë shpejt, por unë jam pak supersticioze, kështu kam unë një gjë në kokë. Sapo të kalojë pak, sigurisht që do ta tregoj dhe ju kur ta dëgjoni do të thoni ‘për këtë pritëm kaq gjatë ne?’”- ka shkruar ajo.

Intervistë me ndjekësit, Olta Gixhari u përgjigjet pyetjeve Intervistë me ndjekësit, Olta Gixhari u përgjigjet pyetjeve Intervistë me ndjekësit, Olta Gixhari u përgjigjet pyetjeve

olta gixhari djemte

Lini një Përgjigje