
Kader Kicaj, ish-banore e Big Brother Kosova, tregoi në ‘E diell’ se aktualisht nuk është në një romancë. “Unë jam shumë mirë, jam në paqe, jam single”, tha ajo.
Ndërkohë, gjatë debatit që vijoi më tej, Xheneta tregoi se ish-partneri i Kaderit, Lumbardhi, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, e ka ngacmuar.
“Por, unë refuzova”, për shkak të respektit që kisha për Kaderin”, tha Xheneta. Kjo temë tensionoi Kaderin, e cila vendosi të ndërpresë diskutimin dhe të largohet nga studio.
Xheneta: Kur unë kam dalë nga BBV, normalisht që shumë ish-banorë të BBV 1 dhe 2, u bëjnë follow gocave. Unë e di që në Big-un e saj, Kaderi ka qenë e lidhur. Kur kam dalë unë jashtë, dolën llafe që unë jam ngacmuar me atë. Nuk ka ndodhur kurrë. Unë nuk e kam pasur shoqe Kaderin, e kam takuar vetëm një herë në lokalin e një shoqeje…
Kaderi: A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet, se unë nuk erdha të flas për ex-at këtu…
Xheneta: Një shembull po themi… Po them që, meqë e kisha takuar një herë Kaderin, kur më ka bërë ai follow mua, më ka ngacmuar, unë nuk ia kam kthyer.
Kaderi: Jo, nuk e vazhdoj. Për diçka kaq personale, nuk dua të flas.
Xheneta: Unë e kisha te esenca, se kam pasur respekt për të. Nuk e di pse u mërzit kaq shumë.
Lini një Përgjigje