
Kanë kaluar katër ditë që prej nisjes së formatit “BBVA4”. Një prej konkurrenteve më të komentuara të edicionit ka qenë edhe Gerta Gixhari.
Jashtë shtëpisë është komentuar jo vetëm qëndrimi i saj në shtëpi por dhe fakti që nuk mori asnjë mesazh mbështetës prej së motrës, Olta Gixharit, në nisje të këtij edicioni.
Gjatë kohës që aktorja ishte banore e Big Brother, Gerta Gixhari, edhe pse nuk fliste me të motrën, i doli në mbrojtje, duke patur parasysh që ajo u shndërruar në një figurë shumë të urryer brenda pak kohësh.
Mirëpo, pavarësisht ‘teatrit’ që orkestruan të dyja, sikur u përqafuan pas daljes së Oltës nga Big Brother, duket se mes motrave nuk ka patur paqe dhe kjo u tregua kur Gerta Gixhari u fut tani në Big Brother, ku nuk pati asnjë reagim nga aktorja për moderatoren.
Duket se dikush e këshilloi Oltën që t’i dilte në krah së motrës për të treguar solidaritet me të dhe vetëm mbrëmë ajo arriti të bënte një story, i cili nuk e arriti dot 24-orëshin, ku shkruhej:
“Kam qenë shumë e emocionuar këto 3 ditë. Kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin! Jam shumë e lutmur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën! Uroj të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë, gjysma e punës. Faleminderit! Sot fillon loja!”, përfundon postimi. /Pamfleti

Lini një Përgjigje